Sahihu i Buhariut — Hadithi 6193
108. Nënkapitulli: Ndërrimi i emrit me një emër më të mirë
6193. Nga: Seid ibn Musejibi
Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Abdulhamid ibn Xhubejr ibn Shejbe tregon: “Një ditë, teksa rrija ulur me Seid ibn Musejebin, më tregoi se gjyshi i tij, Hazni, njëherë vajti te Pejgamberi ﷺ, i cili e pyeti:
- “Si quhesh?”
- Quhem Hazn (Pikëllim).
- “Emri yt le të jetë Sehël (Lehtësim)”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
- Nuk do ta ndërroj emrin që ma ka vënë babai im, - tha Hazni.
Ibn Musejebi thotë: “Që atëherë, pikëllimi vazhdoi të jetë i pranishëm ndër ne.”