Sahihu i Buhariut — Hadithi 6200

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Nuajm Fadël ibn Dukejni na ka rrëfyer, e këtij i ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë, kur Pejgamberi ﷺ e ngriti kokën nga rukuja, tha: “O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin, Seleme ibn Hishamin, Ajash ibn Ebu Rabian dhe besimtarët e shtypur në Mekë! O Allah, vështirësojua punët mudarit (fis arab) ! O Allah, shndërrojua këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!”

Arabisht

أَخْبَرَنَا أَبُو نُعَيْمٍ الْفَضْلُ بْنُ دُكَيْنٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: لَمَّا رَفَعَ النَّبِيُّ ﷺ رَأْسَهُ مِنَ الرَّكْعَةِ قَالَ: "اللَّهُمَّ أَنْجِ الْوَلِيدَ بْنَ الْوَلِيدِ، وَسَلَمَةَ بْنَ هِشَامٍ، وَعَيَّاشَ بْنَ أَبِي رَبِيعَةَ، وَالْمُسْتَضْعَفِينَ بِمَكَّةَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ، اللَّهُمَّ اشْدُدْ وَطْأَتَكَ عَلَى مُضَرَ، اللَّهُمَّ اجْعَلْهَا عَلَيْهِمْ سِنِينَ كَسِنِي يُوسُفَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6200