Sahihu i Buhariut — Hadithi 6200
110. Nënkapitulli: Vënia e emrit Velid
6200. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Nuajm Fadël ibn Dukejni na ka rrëfyer, e këtij i ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë, kur Pejgamberi ﷺ e ngriti kokën nga rukuja, tha: “O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin, Seleme ibn Hishamin, Ajash ibn Ebu Rabian dhe besimtarët e shtypur në Mekë! O Allah, vështirësojua punët mudarit (fis arab)! O Allah, shndërrojua këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!”