Sahihu i Buhariut — Hadithi 6204

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vërtet emri më i dashur për Aliun ishte Ebu Turab (Babai i Dheut), ndaj ai gëzohej kur e thërrisnim me të, sepse vetë Pejgamberi ﷺ e kishte emërtuar me nofkën Ebu Turab. Një ditë, pasi ishin hidhëruar me Fatimen, kishte dalë dhe ishte shtrirë te muri i xhamisë. Pejgamberi ﷺ i ra në gjurmë, shkoi tek ai dhe dikush i tha: “Ja tek është, shtrirë pranë murit.” Pejgamberi ﷺ iu afrua, ndërkohë që Aliut i ishte mbushur shpina me dhé. Pejgamberi ﷺ filloi t'ia shkundte dheun nga shpina duke i thënë: “Ulu, o Ebu Turab!”

Arabisht

حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: إِنْ كَانَتْ أَحَبَّ أَسْمَاءِ عَلِيٍّ - رضى الله عنه - إِلَيْهِ لأَبُو تُرَابٍ، وَإِنْ كَانَ لَيَفْرَحُ أَنْ يُدْعَى بِهَا، وَمَا سَمَّاهُ أَبُو تُرَابٍ إِلاَّ النَّبِيُّ ﷺ غَاضَبَ يَوْمًا فَاطِمَةَ فَخَرَجَ فَاضْطَجَعَ إِلَى الْجِدَارِ إِلَى الْمَسْجِدِ، فَجَاءَهُ النَّبِيُّ ﷺ يَتْبَعُهُ، فَقَالَ: هُوَ ذَا مُضْطَجِعٌ فِي الْجِدَارِ فَجَاءَهُ النَّبِيُّ ﷺ وَامْتَلأَ ظَهْرُهُ تُرَابًا، فَجَعَلَ النَّبِيُّ ﷺ يَمْسَحُ التُّرَابَ عَنْ ظَهْرِهِ يَقُولُ: "اجْلِسْ يَا أَبَا تُرَابٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6204