Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ, me t'u zgjuar nga gjumi, tha: “Subhanallah (i Patëmeta qoftë Allahu) ! Sa e sa thesare janë hapur sonte e sa e sa sprova kanë zbritur?! Kush po shkon t'i zgjojë zonjat e shtëpive nga gjumi, që të falen...?” - kishte për qëllim gratë e tij, - “... sepse, ku i dihet, një e mbuluar (me privilegje) në dynja, mund të jetë e zhveshur (e privuar) në botën tjetër?!” Ibn Ebu Theuri transmeton nga Ibn Abasi se Omeri ka thënë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ: “A i ke shkurorëzuar gratë e tua?” - “Jo”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Allahu ekber! - thashë unë.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: حَدَّثَتْنِي هِنْدُ بِنْتُ الْحَارِثِ: أَنَّ أُمَّ سَلَمَةَ - رضى الله عنها - قَالَتِ: اسْتَيْقَظَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "سُبْحَانَ اللَّهِ مَاذَا أُنْزِلَ مِنَ الْخَزَائِنِ؟ وَمَاذَا أُنْزِلَ مِنَ الْفِتَنِ؟ مَنْ يُوقِظُ صَوَاحِبَ الْحُجَرِ؟ ـ يُرِيدُ بِهِ أَزْوَاجَهُ - حَتَّى يُصَلِّينَ، رُبَّ كَاسِيَةٍ فِي الدُّنْيَا، عَارِيَةٍ فِي الآخِرَةِ". وَقَالَ ابْنُ أَبِي ثَوْرٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، عَنْ عُمَرَ قَالَ: قُلْتُ لِلنَّبِيِّ ﷺ: طَلَّقْتَ نِسَاءَكَ؟ قَالَ: "لاَ". قُلْتُ: اللَّهُ أَكْبَرُ.