Sahihu i Buhariut — Hadithi 6218
121. Nënkapitulli: Thënia ‘Allahu ekber’ dhe ‘subhanallah’ kur mahnitemi
6218. Nga: Umu Seleme
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ, me t'u zgjuar nga gjumi, tha: “Subhanallah (i Patëmeta qoftë Allahu)! Sa e sa thesare janë hapur sonte e sa e sa sprova kanë zbritur?! Kush po shkon t'i zgjojë zonjat e shtëpive nga gjumi, që të falen...?” - kishte për qëllim gratë e tij, - “... sepse, ku i dihet, një e mbuluar (me privilegje) në dynja, mund të jetë e zhveshur (e privuar) në botën tjetër?!”
Ibn Ebu Theuri transmeton nga Ibn Abasi se Omeri ka thënë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ: “A i ke shkurorëzuar gratë e tua?”
- “Jo”, - tha Pejgamberi ﷺ.
- Allahu ekber! - thashë unë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6218
Fjalë të panjohura?