Sahihu i Buhariut — Hadithi 622

Ezani · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Omeri

Shqip

622, 623 - Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Usame, e Ubejdullahu ka thënë se ky na ka treguar nga Kasim ibn Muhamedi, e ky nga Aishja. Po ashtu, Nafiu transmeton nga Ibn Omeri se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë; [t]: Jusuf ibn Isa Merveziu më ka thënë: Na ka treguar Fadli, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Bilali e thërret ezanin gjatë natës (para agimit) , andaj hani e pini derisa ta thërrasë ezanin Ibn Umu Mektumi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ قَالَ: أَخْبَرَنَا أَبُو أُسَامَةَ قَالَ: عُبَيْدُ اللَّهِ حَدَّثَنَا عَنِ الْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ، عَنْ عَائِشَةَ،‏.‏ وَعَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺقَالَ‏؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي يُوسُفُ بْنُ عِيسَى الْمَرْوَزِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا الْفَضْلُ قَالَ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ، عَنِ الْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ، عَنْ عَائِشَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ قَالَ:‏ ‏"‏إِنَّ بِلاَلاً يُؤَذِّنُ بِلَيْلٍ، فَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يُؤَذِّنَ ابْنُ أُمِّ مَكْتُومٍ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/622