Sahihu i Buhariut — Hadithi 6225

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Sulejman Tejmiu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, dy burra teshtinë në prani të Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai u lut për njërin, por nuk u lut për tjetrin. Njëri prej tyre tha: “O i Dërguari i Allahut! Për të u lute, kurse për mua jo!” I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Ky e lavdëroi Allahun (duke thënë: “Elhamdulilah") , kurse ti nuk e lavdërove.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ بْنُ أَبِي إِيَاسٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ التَّيْمِيُّ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: عَطَسَ رَجُلاَنِ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَشَمَّتَ أَحَدَهُمَا وَلَمْ يُشَمِّتِ الآخَرَ. فَقَالَ الرَّجُلُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، شَمَّتَّ هَذَا وَلَمْ تُشَمِّتْنِي. قَالَ: "إِنَّ هَذَا حَمِدَ اللَّهَ، وَلَمْ تَحْمَدِ اللَّهَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6225