Sahihu i Buhariut — Hadithi 6225
127. Nënkapitulli: Atij që nuk thotë ‘elhamdulilah’ pas teshtitjes, nuk i themi "jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"
6225. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Sulejman Tejmiu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, dy burra teshtinë në prani të Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai u lut për njërin, por nuk u lut për tjetrin. Njëri prej tyre tha: “O i Dërguari i Allahut! Për të u lute, kurse për mua jo!” I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Ky e lavdëroi Allahun (duke thënë: “Elhamdulilah"), kurse ti nuk e lavdërove.”