Sahihu i Buhariut — Hadithi 6255

Kërkimi i lejes · Transmetuesi: Kab ibn Malik Ensariu

Shqip

Ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Kabi se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke rrëfyer për mospjesëmarrjen në Betejën e Tebukut, thoshte: “ I Dërguari i Allahut ﷺ ua ndaloi që të na flisnin. Shkoja tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i jepja selam dhe thosha me vete: “A i lëvizi buzët për të ma kthyer selamin apo jo?” Kështu ngjau derisa kaluan pesëdhjetë net. Paskëtaj, Pejgamberi ﷺ, pas namazit të sabahut, lajmëroi se Allahu na e kishte pranuar pendimin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ كَعْبٍ قَالَ: سَمِعْتُ كَعْبَ بْنَ مَالِكٍ، يُحَدِّثُ حِينَ تَخَلَّفَ عَنْ تَبُوكَ، وَنَهَى، رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَنْ كَلاَمِنَا، وَآتِي رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأُسَلِّمُ عَلَيْهِ، فَأَقُولُ فِي نَفْسِي: هَلْ حَرَّكَ شَفَتَيْهِ بِرَدِّ السَّلاَمِ أَمْ لاَ؟ حَتَّى كَمَلَتْ خَمْسُونَ لَيْلَةً، وَآذَنَ النَّبِيُّ ﷺ بِتَوْبَةِ اللَّهِ عَلَيْنَا حِينَ صَلَّى الْفَجْرَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6255