Sahihu i Buhariut — Hadithi 6267

Kërkimi i lejes · Transmetuesi: Muadh ibn Xhebeli

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi se Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha ulur mbrapa Pejgamberit ﷺ (në kafshë), Pejgamberi ﷺ më tha: “O Muadh!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut, - i thashë. Këtë e përsëriti tri herë, pastaj më tha: “E di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve?” - Jo, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj eci një kohë dhe sërish tha: “O Muadh!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut, - i thashë. - “E di cila është e drejta e njerëzve kundrejt Allahut, nëse ata e bëjnë këtë? Të mos i dënojë ata”, - tha Pejgamberi ﷺ. Hudbe na ka thënë: “Këtë na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja nga Enesi, e ky nga Muadhi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ، عَنْ مُعَاذٍ قَالَ: أَنَا رَدِيفُ النَّبِيِّ، ﷺ فَقَالَ: "يَا مُعَاذُ". قُلْتُ: لَبَّيْكَ وَسَعْدَيْكَ. - ثُمَّ قَالَ مِثْلَهُ ثَلاَثًا -: "هَلْ تَدْرِي مَا حَقُّ اللَّهِ عَلَى الْعِبَادِ؟" قُلْتُ: لَا. قَالَ: "حَقُّ اللَّهِ، أَنْ يَعْبُدُوهُ وَلاَ يُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا". ثُمَّ سَارَ سَاعَةً فَقَالَ: "يَا مُعَاذُ". قُلْتُ: لَبَّيْكَ وَسَعْدَيْكَ. قَالَ "هَلْ تَدْرِي مَا حَقُّ الْعِبَادِ عَلَى اللَّهِ إِذَا فَعَلُوا ذَلِكَ؟ أَنْ لاَ يُعَذِّبَهُمْ". حَدَّثَنَا هُدْبَةُ، حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، حَدَّثَنَا قَتَادَةُ، عَنْ أَنَسٍ، عَنْ مُعَاذٍ، بِهَذَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6267