Sahihu i Buhariut — Hadithi 6281

Kërkimi i lejes · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejmi i shtronte Pejgamberit ﷺ një shtrojë lëkure, ku dremiste në mesditë. Kur Pejgamberi ﷺ flinte, ajo merrte diçka prej djersëve dhe qimeve të tij, i mblidhte në një enë qelqi dhe i përziente me një parfum të koncentruar, teksa ai ishte duke fjetur.” Thumame tregon: “Kur Enes ibn Malikut iu afrua vdekja, më porositi që xhenazen e tij t'ia parfumonim me parfumin në fjalë, gjë që u përmbush.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا [مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ] الأَنْصَارِيُّ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ ثُمَامَةَ، عَنْ أَنَسٍ، أَنَّ أُمَّ سُلَيْمٍ، كَانَتْ تَبْسُطُ لِلنَّبِيِّ ﷺ نِطَعًا فَيَقِيلُ عِنْدَهَا عَلَى ذَلِكَ النِّطَعِ قَالَ: فَإِذَا نَامَ النَّبِيُّ ﷺ أَخَذَتْ مِنْ عَرَقِهِ وَشَعَرِهِ، فَجَمَعَتْهُ فِي قَارُورَةٍ، ثُمَّ جَمَعَتْهُ فِي سُكٍّ وَهُوَ نَائِمُ. قَالَ: فَلَمَّا حَضَرَ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ الْوَفَاةُ أَوْصَى أَنْ يُجْعَلَ فِي حَنُوطِهِ مِنْ ذَلِكَ السُّكِّ قَالَ: فَجُعِلَ فِي حَنُوطِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6281