Sahihu i Buhariut — Hadithi 6281
41. Nënkapitulli: Ai që viziton dikë dhe dremit tek ata në mesditë
6281. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejmi i shtronte Pejgamberit ﷺ një shtrojë lëkure, ku dremiste në mesditë. Kur Pejgamberi ﷺ flinte, ajo merrte diçka prej djersëve dhe qimeve të tij, i mblidhte në një enë qelqi dhe i përziente me një parfum të koncentruar, teksa ai ishte duke fjetur.”
Thumame tregon: “Kur Enes ibn Malikut iu afrua vdekja, më porositi që xhenazen e tij t'ia parfumonim me parfumin në fjalë, gjë që u përmbush.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6281
Fjalë të panjohura?