6282. 6283. Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ shkonte në Kuba, nganjëherë hynte tek Umu Haram bint Milhani, e cila i shtronte ushqim. Ajo ishte bashkëshortja e Ubade ibn Samitit. Një ditë, kur Pejgamberi ﷺ e vizitoi atë, ajo i ofroi ushqim, e më pas, i Dërguari i Allahut ﷺ fjeti aty.” Pejgamberi ﷺ u zgjua nga gjumi duke qeshur, andaj ajo e pyeti: “Çfarë të bën të qeshësh, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Disa persona të umetit tim, të cilët m'u shfaqën duke luftuar në rrugën e Allahut. Kështu, kalojnë nëpërmes këtij deti, (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretërit nëpër shtretër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre.” Pejgamberi ﷺ u lut për të dhe sërish lëshoi kokën e fjeti. Por për së dyti u zgjua duke qeshur.” Umu Harami e pyeti sërish: “Çfarë të bën të qeshësh, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Disa persona, pjesëtarë të umetit tim, m'u paraqitën duke luftuar në rrugën e Allahut. Kështu, kalojnë nëpërmes këtij deti, (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretërit nëpër shtretër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre.” Ai tha: “Ti do të jesh prej të parëve.” Në kohën e Muaviut, Umu Harami ia mësyu detit dhe, posa doli nga deti, u rrëzua nga kafsha e saj dhe vdiq.”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ سَمِعَهُ يَقُولُ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِذَا ذَهَبَ إِلَى قُبَاءٍ يَدْخُلُ عَلَى أُمِّ حَرَامٍ بِنْتِ مِلْحَانَ فَتُطْعِمُهُ، - وَكَانَتْ تَحْتَ عُبَادَةَ بْنِ الصَّامِتِ -، فَدَخَلَ يَوْمًا فَأَطْعَمَتْهُ، فَنَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ. ثُمَّ اسْتَيْقَظَ يَضْحَكُ. قَالَتْ: فَقُلْتُ: مَا يُضْحِكُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَقَالَ: "نَاسٌ مِنْ أُمَّتِي عُرِضُوا عَلَىَّ غُزَاةً فِي سَبِيلِ اللَّهِ، يَرْكَبُونَ ثَبَجَ هَذَا الْبَحْرِ، مُلُوكًا عَلَى الأَسِرَّةِ - أَوْ قَالَ: مِثْلُ الْمُلُوكِ عَلَى الأَسِرَّةِ". شَكَّ إِسْحَاقُ - فَقُلْتُ: ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. فَدَعَا ثُمَّ وَضَعَ رَأْسَهُ فَنَامَ، ثُمَّ اسْتَيْقَظَ يَضْحَكُ فَقُلْتُ: مَا يُضْحِكُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "نَاسٌ مِنْ أُمَّتِي عُرِضُوا عَلَىَّ، غُزَاةً فِي سَبِيلِ اللَّهِ، يَرْكَبُونَ ثَبَجَ هَذَا الْبَحْرِ، مُلُوكًا عَلَى الأَسِرَّةِ - أَوْ: مِثْلَ الْمُلُوكِ عَلَى الأَسِرَّةِ -". فَقُلْتُ: ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. قَالَ: "أَنْتِ مِنَ الأَوَّلِينَ". فَرَكِبَتِ الْبَحْرَ زَمَانَ مُعَاوِيَةَ، فَصُرِعَتْ عَنْ دَابَّتِهَا حِينَ خَرَجَتْ مِنَ الْبَحْرِ، فَهَلَكَتْ.