Sahihu i Buhariut — Hadithi 6282

41. Nënkapitulli: Ai që viziton dikë dhe dremit tek ata në mesditë

6282. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

6282. 6283. Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ shkonte në Kuba, nganjëherë hynte tek Umu Haram bint Milhani, e cila i shtronte ushqim. Ajo ishte bashkëshortja e Ubade ibn Samitit.
Një ditë, kur Pejgamberi ﷺ e vizitoi atë, ajo i ofroi ushqim, e më pas, i Dërguari i Allahut ﷺ fjeti aty.”
Pejgamberi ﷺ u zgjua nga gjumi duke qeshur, andaj ajo e pyeti: “Çfarë të bën të qeshësh, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Disa persona të umetit tim, të cilët m'u shfaqën duke luftuar në rrugën e Allahut. Kështu, kalojnë nëpërmes këtij deti, (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretërit nëpër shtretër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre.” Pejgamberi ﷺ u lut për të dhe sërish lëshoi kokën e fjeti. Por për së dyti u zgjua duke qeshur.” Umu Harami e pyeti sërish: “Çfarë të bën të qeshësh, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Disa persona, pjesëtarë të umetit tim, m'u paraqitën duke luftuar në rrugën e Allahut. Kështu, kalojnë nëpërmes këtij deti, (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretërit nëpër shtretër.”
Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre.” Ai tha: “Ti do të jesh prej të parëve.”
Në kohën e Muaviut, Umu Harami ia mësyu detit dhe, posa doli nga deti, u rrëzua nga kafsha e saj dhe vdiq.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6282

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?