Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Betohem në Allahun se nuk kam vënë tullë mbi tullë e as kam mbjellë ndonjë palmë hurmeje, që kur ka vdekur Pejgamberi ﷺ.” Sufjani thotë: “Kur ia tregova këtë njërit prej familjarëve të tij, më tha: “Betohem në Allahun se Ibn Omeri pati ndërtuar një shtëpi.” Sufjani shton: “Ndoshta Ibn Omeri e ka thënë këtë para se ta ndërtonte shtëpinë.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: قَالَ عَمْرٌو: قَالَ ابْنُ عُمَرَ: وَاللَّهِ مَا وَضَعْتُ لَبِنَةً عَلَى لَبِنَةٍ، وَلاَ غَرَسْتُ نَخْلَةً، مُنْذُ قُبِضَ النَّبِيُّ ﷺ. قَالَ سُفْيَانُ: فَذَكَرْتُهُ لِبَعْضِ أَهْلِهِ قَالَ: وَاللَّهِ لَقَدْ بَنَى بَيْتًا. قَالَ سُفْيَانُ: قُلْتُ: فَلَعَلَّهُ قَالَ قَبْلَ أَنْ يَبْنِيَ.