Sahihu i Buhariut — Hadithi 6303
53. Nënkapitulli: Transmetimet që kanë ardhur për ndërtesat
Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Ndër shenjat e Kiametit është kur barinjtë e qengjave të mburren e të garojnë në ndërtimin e godinave."
6303. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Betohem në Allahun se nuk kam vënë tullë mbi tullë e as kam mbjellë ndonjë palmë hurmeje, që kur ka vdekur Pejgamberi ﷺ.”
Sufjani thotë: “Kur ia tregova këtë njërit prej familjarëve të tij, më tha: “Betohem në Allahun se Ibn Omeri pati ndërtuar një shtëpi.”
Sufjani shton: “Ndoshta Ibn Omeri e ka thënë këtë para se ta ndërtonte shtëpinë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6303
Fjalë të panjohura?