Sahihu i Buhariut — Hadithi 6347

Lutjet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i kërkonte mbrojtje Allahut nga belatë, nga gjërat që çojnë në përfundim të keq, nga caktimi që dëmton dhe nga gëzimi i armikut (me fatkeqësinë e tij). Sufjani ka thënë: “Në hadith janë përmendur tri, ndërsa unë e kam shtuar një, nuk e di cilën.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنِي سُمَىٌّ عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَال: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَتَعَوَّذُ مِنْ جَهْدِ الْبَلاَءِ، وَدَرَكِ الشَّقَاءِ، وَسُوءِ الْقَضَاءِ، وَشَمَاتَةِ الأَعْدَاءِ. قَالَ سُفْيَانُ: الْحَدِيثُ ثَلاَثٌ، زِدْتُ أَنَا وَاحِدَةً، لاَ أَدْرِي أَيَّتُهُنَّ هِيَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6347