Sahihu i Buhariut — Hadithi 6347

28. Nënkapitulli: Kërkimi i mbrojtjes (Allahut) në rast të belave

6347. Nga: Ebu Hurejra

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i kërkonte mbrojtje Allahut nga belatë, nga gjërat që çojnë në përfundim të keq, nga caktimi që dëmton dhe nga gëzimi i armikut (me fatkeqësinë e tij).

Sufjani ka thënë: “Në hadith janë përmendur tri, ndërsa unë e kam shtuar një, nuk e di cilën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6347

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?