Sahihu i Buhariut — Hadithi 6352

Lutjet · Transmetuesi: Saib ibn Jezidi

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Xhad ibn Abdurrahmani se Saib ibn Jezidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Tezja ime më dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilit i tha: “O i Dërguari i Allahut, djali i motrës sime është i sëmurë.” Pejgamberi ﷺ ma lëmoi kokën dhe u lut për mua për bekim, pastaj mori abdes dhe unë piva nga uji i mbetur. Dola mbrapa shpinës së tij dhe mes dy shpatullave ia pashë vulën e pejgamberisë në formë të vezës së pëllumbit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا حَاتِمٌ عَنِ الْجَعْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ قَالَ: سَمِعْتُ السَّائِبَ بْنَ يَزِيدَ يَقُولُ: ذَهَبَتْ بِي خَالَتِي إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ ابْنَ أُخْتِي وَجِعٌ. فَمَسَحَ رَأْسِي وَدَعَا لِي بِالْبَرَكَةِ، ثُمَّ تَوَضَّأَ فَشَرِبْتُ مِنْ وَضُوئِهِ، ثُمَّ قُمْتُ خَلْفَ ظَهْرِهِ، فَنَظَرْتُ إِلَى خَاتَمِهِ بَيْنَ كَتِفَيْهِ، مِثْلَ زِرِّ الْحَجَلَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6352