Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ thoshte: “Semi Allahu limen hamideh (Allahu i përgjigjet atij që e falënderon Atë) ” , në rekatin e fundit të namazit të jacisë, lutej: “O Allah, shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah, shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah, shpëtoji besimtarët e shtypur! O Allah, shtoja dënimin Tënd mudarit (fis arab) ! O Allah, shndërrojua këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!”
حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ فَضَالَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ إِذَا قَالَ: "سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ " فِي الرَّكْعَةِ الآخِرَةِ مِنْ صَلاَةِ الْعِشَاءِ، قَنَتَ: "اللَّهُمَّ أَنْجِ عَيَّاشَ بْنَ أَبِي رَبِيعَةَ! اللَّهُمَّ أَنْجِ الْوَلِيدَ بْنَ الْوَلِيدِ! اللَّهُمَّ أَنْجِ سَلَمَةَ بْنَ هِشَامٍ! اللَّهُمَّ أَنْجِ الْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ! اللَّهُمَّ اشْدُدْ وَطْأَتَكَ عَلَى مُضَرَ! اللَّهُمَّ اجْعَلْهَا عَلَيْهِمْ سِنِينَ كَسِنِي يُوسُفَ!"