Sahihu i Buhariut — Hadithi 6393
58. Nënkapitulli: Lutja kundër idhujtarëve
Ibn Mesudi tregon se Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, më ndihmo kundër tyre me shtatë vjet (thatësie) sikurse shtatë vitet e Jusufit!” Po ashtu, u lut: “O Allah, shkatërroje Ebu Xhehlin!” Ibn Omeri tregon se Pejgamberi ﷺ u lut në namaz: “O Allah, mallkoje filanin e filanin!” Derisa Allahu i Madhëruar e zbriti ajetin: “Ti nuk ke asgjë në dorë...” (Ali Imran, 128)
6393. Nga: Ebu Hurejra
Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ thoshte: “Semi Allahu limen hamideh (Allahu i përgjigjet atij që e falënderon Atë)”, në rekatin e fundit të namazit të jacisë, lutej: “O Allah, shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah, shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah, shpëtoji besimtarët e shtypur! O Allah, shtoja dënimin Tënd mudarit (fis arab)! O Allah, shndërrojua këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!”