Sahihu i Buhariut — Hadithi 6401

Lutjet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, njëherë, disa hebrenj erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Esamu alejkum (Vdekja qoftë mbi ju)!” Ai ua ktheu: “Ve alejkum (Edhe mbi ju) !” Ndërkaq, Aishja tha: “Vdekja qoftë mbi ju! Allahu ju mallkoftë dhe u hidhëroftë me ju!” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua: “Qetësohu, oj Aishe! Ji e butë dhe ruaju nga arroganca e fjalët e këqija!” Ajo tha: “A nuk i dëgjove çfarë thanë?” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Po ti, a nuk dëgjove çfarë thashë? Unë ua ktheva dhe lutja ime kundër tyre pranohet, kurse lutja e atyre kundër meje nuk pranohet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ الْيَهُودَ أَتَوُا النَّبِيَّ ﷺ فَقَالُوا: السَّامُ عَلَيْكَ! قَالَ: "وَعَلَيْكُمْ!" فَقَالَتْ عَائِشَةُ: السَّامُ عَلَيْكُمْ، وَلَعَنَكُمُ اللَّهُ وَغَضِبَ عَلَيْكُمْ! فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَهْلاً يَا عَائِشَةُ، عَلَيْكِ بِالرِّفْقِ، وَإِيَّاكِ وَالْعُنْفَ أَوِ الْفُحْشَ!" قَالَتْ: أَوَلَمْ تَسْمَعْ مَا قَالُوا؟ قَالَ: "أَوَلَمْ تَسْمَعِي مَا قُلْتُ؟ رَدَدْتُ عَلَيْهِمْ، فَيُسْتَجَابُ لِي فِيهِمْ، وَلاَ يُسْتَجَابُ لَهُمْ فِيَّ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6401