Sahihu i Buhariut — Hadithi 6401
62. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Neve na pranohen lutjet kundër hebrenjve, por lutjet e tyre kundër nesh nuk pranohen.”
6401. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, njëherë, disa hebrenj erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Esamu alejkum (Vdekja qoftë mbi ju)!” Ai ua ktheu: “Ve alejkum (Edhe mbi ju)!” Ndërkaq, Aishja tha: “Vdekja qoftë mbi ju! Allahu ju mallkoftë dhe u hidhëroftë me ju!” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua:
“Qetësohu, oj Aishe! Ji e butë dhe ruaju nga arroganca e fjalët e këqija!” Ajo tha: “A nuk i dëgjove çfarë thanë?” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Po ti, a nuk dëgjove çfarë thashë? Unë ua ktheva dhe lutja ime kundër tyre pranohet, kurse lutja e atyre kundër meje nuk pranohet.”