Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Hendekut Omeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se, nuk arrita ta fal ikindinë, përveçse pak para perëndimit të diellit.” Kjo po ndodhte atëherë kur dielli veçse kishte perënduar. Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Allahun se unë ende nuk e kam falur.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ zbriti në But'han, e bashkë me të edhe unë. Mori abdes dhe e fali ikindinë pasi dielli kishte perënduar. Pastaj e fali edhe akshamin.”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ يَحْيَى قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَلَمَةَ يَقُولُ: أَخْبَرَنَا جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ جَاءَهُ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ يَوْمَ الْخَنْدَقِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! وَاللَّهِ مَا كِدْتُ أَنْ أُصَلِّيَ حَتَّى كَادَتِ الشَّمْسُ تَغْرُبُ، وَذَلِكَ بَعْدَ مَا أَفْطَرَ الصَّائِمُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "وَاللَّهِ مَا صَلَّيْتُهَا". فَنَزَلَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَى بُطْحَانَ وَأَنَا مَعَهُ فَتَوَضَّأَ ثُمَّ صَلَّى - يَعْنِي الْعَصْرَ - بَعْدَ مَا غَرَبَتِ الشَّمْسُ، ثُمَّ صَلَّى بَعْدَهَا الْمَغْرِبَ.