Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Shekiku tregon: “Teksa po e prisnim Abdullah ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), erdhi Jezid ibn Muaviu, të cilit i thamë: - A nuk po ulesh? - Jo, por po hyj ta thërras njeriun tuaj (Abdullahun), e, nëse ai nuk pranon, do të vij të ulem (me ju), - tha Jezidi. Abdullahu doli dorë për dore me Jezidin, u ndal pranë nesh dhe na tha: “E dija mirë se jeni këtu, por ajo që më ndaloi t'ju paraqitesha ishte praktika e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili na jepte këshilla vetëm në ditë të caktuara, që të mos mërziteshim.”
حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنِي شَقِيقٌ قَالَ: كُنَّا نَنْتَظِرُ عَبْدَ اللَّهِ، إِذْ جَاءَ يَزِيدُ بْنُ مُعَاوِيَةَ، فَقُلْتُ: أَلاَ تَجْلِسُ؟ قَالَ: لاَ. وَلَكِنْ أَدْخُلُ فَأُخْرِجُ إِلَيْكُمْ صَاحِبَكُمْ، وَإِلاَّ جِئْتُ أَنَا فَجَلَسْتُ. فَخَرَجَ عَبْدُ اللَّهِ وَهُوَ آخِذٌ بِيَدِهِ، فَقَامَ عَلَيْنَا فَقَالَ: أَمَا إِنِّي أَخْبَرُ بِمَكَانِكُمْ، وَلَكِنَّهُ يَمْنَعُنِي مِنَ الْخُرُوجِ إِلَيْكُمْ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَتَخَوَّلُنَا بِالْمَوْعِظَةِ فِي الأَيَّامِ، كَرَاهِيَةَ السَّآمَةِ عَلَيْنَا.