Sahihu i Buhariut — Hadithi 6411

69. Nënkapitulli: Këshilla bëhet kohë pas kohe

6411. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Shekiku tregon: “Teksa po e prisnim Abdullah ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), erdhi Jezid ibn Muaviu, të cilit i thamë:
- A nuk po ulesh?
- Jo, por po hyj ta thërras njeriun tuaj (Abdullahun), e, nëse ai nuk pranon, do të vij të ulem (me ju), - tha Jezidi.
Abdullahu doli dorë për dore me Jezidin, u ndal pranë nesh dhe na tha: “E dija mirë se jeni këtu, por ajo që më ndaloi t'ju paraqitesha ishte praktika e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili na jepte këshilla vetëm në ditë të caktuara, që të mos mërziteshim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6411

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?