Sahihu i Buhariut — Hadithi 6418

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ vizatoi ca vija dhe tha: “Kjo është shpresa (për jetë të gjatë) , kurse kjo tjetra është vdekja e tij. Andaj, duke qenë në këtë gjendje (shprese) , papritmas atë e godet vija më e afërt (vdekja) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسْلِمٌ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: خَطَّ النَّبِيُّ ﷺ خُطُوطًا فَقَالَ: "هَذَا الأَمَلُ وَهَذَا أَجَلُهُ، فَبَيْنَمَا هُوَ كَذَلِكَ إِذْ جَاءَهُ الْخَطُّ الأَقْرَبُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6418