Sahihu i Buhariut — Hadithi 6470

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ata ibn Jezidi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa ensarë i lypën të Dërguarit të Allahut ﷺ, andaj nuk la asnjërin prej tyre pa i dhënë, derisa u shterua gjithë ajo që posedonte. Pasi e harxhoi të tërën duke e shpërndarë me duart e veta, Pejgamberi ﷺ u tha: “Të mirat që kam nuk i kursej prej jush. Mirëpo (ta dini se) , kush kërkon ndershmëri, Allahu e bën të ndershëm; kush përpiqet të bëjë durim, Allahu e bën të durueshëm dhe kush mjaftohet me pasurinë që ka, Allahu e bën të pasur. Askujt nuk i është dhënë diçka më e mirë dhe më e çmuar sesa durimi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عَطَاءُ بْنُ يَزِيدَ، أَنَّ أَبَا سَعِيدٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّ أُنَاسًا مِنَ الأَنْصَارِ سَأَلُوا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَلَمْ يَسْأَلْهُ أَحَدٌ مِنْهُمْ إِلاَّ أَعْطَاهُ حَتَّى نَفِدَ مَا عِنْدَهُ فَقَالَ لَهُمْ حِينَ نَفِدَ كُلُّ شَىْءٍ أَنْفَقَ بِيَدَيْهِ: "مَا يَكُنْ عِنْدِي مِنْ خَيْرٍ لاَ أَدَّخِرْهُ عَنْكُمْ، وَإِنَّهُ مَنْ يَسْتَعِفَّ يُعِفُّهُ اللَّهُ، وَمَنْ يَتَصَبَّرْ يُصَبِّرْهُ اللَّهُ، وَمَنْ يَسْتَغْنِ يُغْنِهِ اللَّهُ، وَلَنْ تُعْطَوْا عَطَاءً خَيْرًا وَأَوْسَعَ مِنَ الصَّبْرِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6470