Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Amër ibn Halhale, e ky nga Mabed ibn Kab ibn Maliku se Ebu Katadja Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, njëherë, kur pranë të Dërguarit të Allahut ﷺ kaluan me një xhenaze, ai tha: “I rehatuar dhe të rehatuar prej tij.” Të pranishmit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Kush është i rehatuari dhe cilët janë ata që janë rehatuar prej tij?” Ai u përgjigj: “Robi besimtar rehatohet prej lodhjeve dhe mundimeve të kësaj bote, duke kaluar në mëshirën e Allahut, kurse prej robit gjynahqar rehatohen robërit e Allahut, vendbanimet, pemët dhe kafshët.”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ حَلْحَلَةَ، عَنْ مَعْبَدِ بْنِ كَعْبِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ أَبِي قَتَادَةَ بْنِ رِبْعِيٍّ الأَنْصَارِيِّ: أَنَّهُ كَانَ يُحَدِّثُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مُرَّ عَلَيْهِ بِجِنَازَةٍ فَقَالَ: "مُسْتَرِيحٌ، وَمُسْتَرَاحٌ مِنْهُ". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا الْمُسْتَرِيحُ وَالْمُسْتَرَاحُ مِنْهُ؟ قَالَ: "الْعَبْدُ الْمُؤْمِنُ يَسْتَرِيحُ مِنْ نَصَبِ الدُّنْيَا وَأَذَاهَا إِلَى رَحْمَةِ اللَّهِ، وَالْعَبْدُ الْفَاجِرُ يَسْتَرِيحُ مِنْهُ الْعِبَادُ وَالْبِلاَدُ وَالشَّجَرُ وَالدَّوَابُّ".