Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Junus ibn Muhamed Bagdadi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri pyeti: - O i Dërguari i Allahut, si ka mundësi që jobesimtari të ringjallet (duke ecur) me fytyrën e tij? - “Ai që e bëri të ecë me dy këmbë në dynja, vallë, nuk ka mundësi ta bëjë të ecë me fytyrë në Ditën e Kiametit?!” - tha Pejgamberi ﷺ. Katadja tha: “Ashtu është, betohem në krenarinë e Zotit tonë.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا يُونُسُ بْنُ مُحَمَّدٍ الْبَغْدَادِيُّ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ قَتَادَةَ: حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً قَالَ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ كَيْفَ يُحْشَرُ الْكَافِرُ عَلَى وَجْهِهِ؟ قَالَ: "أَلَيْسَ الَّذِي أَمْشَاهُ عَلَى الرِّجْلَيْنِ فِي الدُّنْيَا قَادِرًا عَلَى أَنَّ يُمْشِيَهُ عَلَى وَجْهِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ؟!" قَالَ قَتَادَةُ: بَلَى وَعِزَّةِ رَبِّنَا.