Sahihu i Buhariut — Hadithi 6523
45. Nënkapitulli: Tubimi pas ringjalljes
6523. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Junus ibn Muhamed Bagdadi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri pyeti:
- O i Dërguari i Allahut, si ka mundësi që jobesimtari të ringjallet (duke ecur) me fytyrën e tij?
- “Ai që e bëri të ecë me dy këmbë në dynja, vallë, nuk ka mundësi ta bëjë të ecë me fytyrë në Ditën e Kiametit?!” - tha Pejgamberi ﷺ.
Katadja tha: “Ashtu është, betohem në krenarinë e Zotit tonë.”