Sahihu i Buhariut — Hadithi 6529

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Thevriu, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njeriu i parë që do të thirret në Ditën e Kiametit është Ademi. Pastaj do t'i shfaqen pasardhësit e tij, të cilëve do t'u thuhet: - Ky është babai juaj, Ademi. - Të përgjigjem me kënaqësi, - do të thotë ai. - Veçoji pasardhësit e tu që e kanë merituar Zjarrin, - i thotë Allahu. - O Zot..., por sa prej tyre t'i veçoj? - e pyet Ademi. - Prej çdo njëqind vetave veço nëntëdhjetë e nëntë, - i thotë Allahu.” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, nëse merren nëntëdhjetë e nëntë veta prej nesh (për në Zjarr), atëherë kush do të mbetet më?!” - “Ç'është e vërteta, umeti im në krahasim me umetet e tjera (në sasi) është sikurse një qime e bardhë në kaun e zi”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي أَخِي، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ ثَوْرٍ، عَنْ أَبِي الْغَيْثِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "أَوَّلُ مَنْ يُدْعَى يَوْمَ الْقِيَامَةِ آدَمُ، فَتَرَاءَى ذُرِّيَّتُهُ فَيُقَالُ: هَذَا أَبُوكُمْ آدَمُ. فَيَقُولُ: لَبَّيْكَ وَسَعْدَيْكَ. فَيَقُولُ: أَخْرِجْ بَعْثَ جَهَنَّمَ مِنْ ذُرِّيَّتِكَ. فَيَقُولُ: يَا رَبِّ كَمْ أُخْرِجُ؟ فَيَقُولُ: أَخْرِجْ مِنْ كُلِّ مِائَةٍ تِسْعَةً وَتِسْعِينَ". فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِذَا أُخِذَ مِنَّا مِنْ كُلِّ مِائَةٍ تِسْعَةٌ وَتِسْعُونَ، فَمَاذَا يَبْقَى مِنَّا؟ قَالَ: "إِنَّ أُمَّتِي فِي الأُمَمِ كَالشَّعَرَةِ الْبَيْضَاءِ فِي الثَّوْرِ الأَسْوَدِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6529