Sahihu i Buhariut — Hadithi 6529
45. Nënkapitulli: Tubimi pas ringjalljes
6529. Nga: Ebu Hurejra
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Thevriu, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njeriu i parë që do të thirret në Ditën e Kiametit është Ademi. Pastaj do t'i shfaqen pasardhësit e tij, të cilëve do t'u thuhet:
- Ky është babai juaj, Ademi.
- Të përgjigjem me kënaqësi, - do të thotë ai.
- Veçoji pasardhësit e tu që e kanë merituar Zjarrin, - i thotë Allahu.
- O Zot..., por sa prej tyre t'i veçoj? - e pyet Ademi.
- Prej çdo njëqind vetave veço nëntëdhjetë e nëntë, - i thotë Allahu.”
Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, nëse merren nëntëdhjetë e nëntë veta prej nesh (për në Zjarr), atëherë kush do të mbetet më?!”
- “Ç'është e vërteta, umeti im në krahasim me umetet e tjera (në sasi) është sikurse një qime e bardhë në kaun e zi”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 6529
Fjalë të panjohura?