Sahihu i Buhariut — Hadithi 6540

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Adij ibn Hatimi

Shqip

Ameshi na ka thënë: Më ka treguar Amri, e ky nga Hajtheme se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbrohuni nga Zjarri!” Pastaj e ktheu fytyrën në anën tjetër, i trembur, tha: “Mbrohuni nga Zjarri!” Pastaj e ktheu fytyrën në anën tjetër tri herë, i trembur, saqë menduam se është duke e parë dhe tha: “Mbrohuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme! Nëse nuk keni, atëherë me një fjalë të mirë.”

Arabisht

قَالَ الأَعْمَشُ: حَدَّثَنِي عَمْرٌو، عَنْ خَيْثَمَةَ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ حَاتِمٍ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اتَّقُوا النَّارَ". ثُمَّ أَعْرَضَ وَأَشَاحَ، ثُمَّ قَالَ: "اتَّقُوا النَّارَ". ثُمَّ أَعْرَضَ وَأَشَاحَ ثَلاَثًا، حَتَّى ظَنَنَّا أَنَّهُ يَنْظُرُ إِلَيْهَا، ثُمَّ قَالَ: "اتَّقُوا النَّارَ، وَلَوْ بِشِقِّ تَمْرَةٍ، فَمَنْ لَمْ يَجِدْ فَبِكَلِمَةٍ طَيِّبَةٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6540