Sahihu i Buhariut — Hadithi 6540
49. Nënkapitulli: Ai që merret në llogari, veçse është dënuar
6540. Nga: Adij ibn Hatimi
Ameshi na ka thënë: Më ka treguar Amri, e ky nga Hajtheme se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbrohuni nga Zjarri!” Pastaj e ktheu fytyrën në anën tjetër, i trembur, tha: “Mbrohuni nga Zjarri!” Pastaj e ktheu fytyrën në anën tjetër tri herë, i trembur, saqë menduam se është duke e parë dhe tha: “Mbrohuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme! Nëse nuk keni, atëherë me një fjalë të mirë.”