Sahihu i Buhariut — Hadithi 6544

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pasi banorët e Xhenetit të jenë futur në Xhenet dhe banorët e Zjarrit në Zjarr, në mesin e tyre do të ngrihet një thirrës : “O ju banorët e Zjarrit, s'ka më vdekje! O ju banorët e Xhenetit, s'ka më vdekje! Përjetësi!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا أَبِي، عَنْ صَالِحٍ: حَدَّثَنَا نَافِعٌ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِذَا دَخَلَ أَهْلُ الْجَنَّةِ الْجَنَّةَ، وَأَهْلُ النَّارِ النَّارَ، ثُمَّ يَقُومُ مُؤَذِّنٌ بَيْنَهُمْ يَا أَهْلَ النَّارِ، لاَ مَوْتَ، وَيَا أَهْلَ الْجَنَّةِ، لاَ مَوْتَ، خُلُودٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6544