Sahihu i Buhariut — Hadithi 6544
50. Nënkapitulli: Shtatëdhjetë mijë veta do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari
6544. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pasi banorët e Xhenetit të jenë futur në Xhenet dhe banorët e Zjarrit në Zjarr, në mesin e tyre do të ngrihet një thirrës: “O ju banorët e Zjarrit, s'ka më vdekje! O ju banorët e Xhenetit, s'ka më vdekje! Përjetësi!”