Sahihu i Buhariut — Hadithi 6547

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Tejmiu, e ky nga Ebu Othmani se Usame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shkova te porta e Xhenetit dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin të varfrit, kurse të pasurit ishin ndalur (për t'u llogaritur) . Për banorët e Zjarrit ishte dhënë urdhri të hidheshin në Zjarr. Shkova edhe te dera e Zjarrit dhe pashë se shumica që kishin hyrë në të ishin gra.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: أَخْبَرَنَا سُلَيْمَانُ التَّيْمِيُّ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ أُسَامَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "قُمْتُ عَلَى باب الْجَنَّةِ فَكَانَ عَامَّةُ مَنْ دَخَلَهَا الْمَسَاكِينَ، وَأَصْحَابُ الْجَدِّ مَحْبُوسُونَ، غَيْرَ أَنَّ أَصْحَابَ النَّارِ قَدْ أُمِرَ بِهِمْ إِلَى النَّارِ، وَقُمْتُ عَلَى باب النَّارِ فَإِذَا عَامَّةُ مَنْ دَخَلَهَا النِّسَاءُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6547