Sahihu i Buhariut — Hadithi 6547
51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit
Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”
6547. Nga: Usame ibn Zejdi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Tejmiu, e ky nga Ebu Othmani se Usame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shkova te porta e Xhenetit dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin të varfrit, kurse të pasurit ishin ndalur (për t'u llogaritur). Për banorët e Zjarrit ishte dhënë urdhri të hidheshin në Zjarr. Shkova edhe te dera e Zjarrit dhe pashë se shumica që kishin hyrë në të ishin gra.”