Sahihu i Buhariut — Hadithi 6549

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Madhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: “O banorët e Xhenetit!” - Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë! - i thonë ata. - A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu. - E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata. - Unë do t'ju shpërblej edhe më mirë se kaq. - O Zot, çfarë paska më mirë se kaq? - Do ta lëshoj mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju, - u thotë Allahu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ أَسَدٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا مَالِكُ بْنُ أَنَسٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّ اللَّهَ يَقُولُ لأَهْلِ الْجَنَّةِ: يَا أَهْلَ الْجَنَّةِ. يَقُولُونَ: لَبَّيْكَ رَبَّنَا وَسَعْدَيْكَ. فَيَقُولُ: هَلْ رَضِيتُمْ؟ فَيَقُولُونَ: وَمَا لَنَا لاَ نَرْضَى وَقَدْ أَعْطَيْتَنَا مَا لَمْ تُعْطِ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ؟ فَيَقُولُ: أَنَا أُعْطِيكُمْ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ. قَالُوا: يَا رَبِّ وَأَىُّ شَىْءٍ أَفْضَلُ مِنْ ذَلِكَ؟ فَيَقُولُ: أُحِلُّ عَلَيْكُمْ رِضْوَانِي فَلاَ أَسْخَطُ عَلَيْكُمْ بَعْدَهُ أَبَدًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6549