Sahihu i Buhariut — Hadithi 6549

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6549. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Madhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: “O banorët e Xhenetit!”
- Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë! - i thonë ata.
- A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu.
- E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata.
- Unë do t'ju shpërblej edhe më mirë se kaq.
- O Zot, çfarë paska më mirë se kaq?
- Do ta lëshoj mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju, - u thotë Allahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6549

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?