Sahihu i Buhariut — Hadithi 6558

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “ (Disa njerëz) do të dalin prej Zjarrit me ndërmjetësim, sikurse të ishin thearir.” - Çka do të thotë thearir? - pyeti Hamad ibn Zejdi (njëri prej transmetuesve). - Është një lloj trangulli i vogël, - iu përgjigj Amër ibn Dinari, të cilit i kishin rënë dhëmbët. Hamadi shton: “E pyeta Amër ibn Dinarin: “O Ebu Muhamed, a e ke dëgjuar Xhabir ibn Abdullahun të ketë thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “ (Disa njerëz) do të dalin prej Zjarrit me ndërmjetësim.” ? Amri m'u përgjigj: “Po.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "يَخْرُجُ مِنَ النَّارِ بِالشَّفَاعَةِ كَأَنَّهُمُ الثَّعَارِيرُ". قُلْتُ: مَا الثَّعَارِيرُ؟ قَالَ: الضَّغَابِيسُ. وَكَانَ قَدْ سَقَطَ فَمُهُ فَقُلْتُ لِعَمْرِو بْنِ دِينَارٍ: أَبَا مُحَمَّدٍ سَمِعْتَ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ يَقُولُ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "يَخْرُجُ بِالشَّفَاعَةِ مِنَ النَّارِ" ؟ قَالَ: نَعَمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6558