Sahihu i Buhariut — Hadithi 6558

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6558. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:(Disa njerëz) do të dalin prej Zjarrit me ndërmjetësim, sikurse të ishin thearir.”
- Çka do të thotë thearir? - pyeti Hamad ibn Zejdi (njëri prej transmetuesve).
- Është një lloj trangulli i vogël, - iu përgjigj Amër ibn Dinari, të cilit i kishin rënë dhëmbët.
Hamadi shton: “E pyeta Amër ibn Dinarin: “O Ebu Muhamed, a e ke dëgjuar Xhabir ibn Abdullahun të ketë thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: (Disa njerëz) do të dalin prej Zjarrit me ndërmjetësim.”? Amri m'u përgjigj: “Po.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6558

Fjalë të panjohura?