Sahihu i Buhariut — Hadithi 6578

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Amër ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bishri dhe Ata ibn Saibi, e këta nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Keutheri është e mira e madhe që Allahu ia ka dhënë Pejgamberit ﷺ.” Ebu Bishri ka thënë: “E pyeta Seidin: “Disa njerëz po pretendojnë se është lumë në Xhenet?” - Edhe lumi që është në Xhenet është ndër të mirat që Allahu ia ka dhënë atij, - tha Seid ibn Xhubejri.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ: أَخْبَرَنَا أَبُو بِشْرٍ، وَعَطَاءُ بْنُ السَّائِبِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: الْكَوْثَرُ: الْخَيْرُ الْكَثِيرُ الَّذِي أَعْطَاهُ اللَّهُ إِيَّاهُ. قَالَ أَبُو بِشْرٍ: قُلْتُ لِسَعِيدٍ: إِنَّ أُنَاسًا يَزْعُمُونَ أَنَّهُ نَهَرٌ فِي الْجَنَّةِ. فَقَالَ سَعِيدٌ: النَّهَرُ الَّذِي فِي الْجَنَّةِ مِنَ الْخَيْرِ الَّذِي أَعْطَاهُ اللَّهُ إِيَّاهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6578