Sahihu i Buhariut — Hadithi 6578

53. Nënkapitulli: Hauzi

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)

Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".

6578. Nga: Abdullah ibn Abasi

Amër ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bishri dhe Ata ibn Saibi, e këta nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Keutheri është e mira e madhe që Allahu ia ka dhënë Pejgamberit ﷺ.”
Ebu Bishri ka thënë: “E pyeta Seidin: “Disa njerëz po pretendojnë se është lumë në Xhenet?”
- Edhe lumi që është në Xhenet është ndër të mirat që Allahu ia ka dhënë atij, - tha Seid ibn Xhubejri.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6578

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?