Sahihu i Buhariut — Hadithi 6581

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa po ecja në Xhenet, pashë një lumë, në dy anët e të cilit kishte tenda prej margaritari të zgavruar. Unë pyeta: “Ç'është kjo, o Xhibril?” - Ky është Keutheri, të cilin ta ka dhënë Zoti yt, - tha ai. Aty dallova se toka, - Hudbe është në mëdyshje nëse ka thënë: aroma, - e tij ishte myshk me erë të fortë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا هُدْبَةُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ: حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "بَيْنَمَا أَنَا أَسِيرُ فِي الْجَنَّةِ إِذَا أَنَا بِنَهَرٍ حَافَتَاهُ قِبَابُ الدُّرِّ الْمُجَوَّفِ قُلْتُ: مَا هَذَا يَا جِبْرِيلُ؟ قَالَ: هَذَا الْكَوْثَرُ الَّذِي أَعْطَاكَ رَبُّكَ. فَإِذَا طِينُهُ - أَوْ طِيبُهُ - مِسْكٌ أَذْفَرُ". شَكَّ هُدْبَةُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6581