Sahihu i Buhariut — Hadithi 6581
53. Nënkapitulli: Hauzi
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)
Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".
6581. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa po ecja në Xhenet, pashë një lumë, në dy anët e të cilit kishte tenda prej margaritari të zgavruar. Unë pyeta: “Ç'është kjo, o Xhibril?”
- Ky është Keutheri, të cilin ta ka dhënë Zoti yt, - tha ai.
Aty dallova se toka, - Hudbe është në mëdyshje nëse ka thënë: aroma, - e tij ishte myshk me erë të fortë.”