Sahihu i Buhariut — Hadithi 6586

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Ibn Musejebi transmeton nga shokët e Pejgamberit ﷺ se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Disa shokë të mi do të vijnë te Hauzi, porse do të pengohen prej tij. Unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi?!” - Ti nuk e di çfarë kanë shpikur këta pas teje. Janë bërë renegatë duke u kthyer në besimin e mëhershëm, - do të më thotë Ai.” Shuëbe transmeton nga Zuhriu se Ebu Hurejra, duke transmetuar nga Pejgamberi ﷺ, në vend të fjalës “pengohen” ka thënë: “Ndalohen”. Këtë e transmeton edhe Zubejdi nga Zuhriu, e ky nga Muhamed ibn Aliu, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Rafiu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ صَالِحٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنِ ابْنِ الْمُسَيَّبِ، أَنَّهُ كَانَ يُحَدِّثُ عَنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "يَرِدُ عَلَى الْحَوْضِ رِجَالٌ مِنْ أَصْحَابِي فَيُحَلَّئُونَ عَنْهُ فَأَقُولُ: يَا رَبِّ أَصْحَابِي! فَيَقُولُ: إِنَّكَ لاَ عِلْمَ لَكَ بِمَا أَحْدَثُوا بَعْدَكَ، إِنَّهُمُ ارْتَدُّوا عَلَى أَدْبَارِهِمُ الْقَهْقَرَى". وَقَالَ شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ: كَانَ أَبُو هُرَيْرَةَ يُحَدِّثُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: "فَيُجْلَوْنَ". وَقَالَ عُقَيْلٌ: "فَيُحَلَّئُونَ". وَقَالَ الزُّبَيْدِيُّ عَنِ الزُّهْرِيِّ عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَلِيٍّ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي رَافِعٍ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6586