Sahihu i Buhariut — Hadithi 6586
53. Nënkapitulli: Hauzi
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)
Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".
6586. Nga: Ebu Hurejra
Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Ibn Musejebi transmeton nga shokët e Pejgamberit ﷺ se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Disa shokë të mi do të vijnë te Hauzi, porse do të pengohen prej tij. Unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi?!”
- Ti nuk e di çfarë kanë shpikur këta pas teje. Janë bërë renegatë duke u kthyer në besimin e mëhershëm, - do të më thotë Ai.”
Shuëbe transmeton nga Zuhriu se Ebu Hurejra, duke transmetuar nga Pejgamberi ﷺ, në vend të fjalës “pengohen” ka thënë: “Ndalohen”. Këtë e transmeton edhe Zubejdi nga Zuhriu, e ky nga Muhamed ibn Aliu, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Rafiu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 6586
Fjalë të panjohura?